Një këmbësore goditet nga treni në Prishtinë NULL NULL 26.03.2024 17:27 26.03.2024 17:27 Treni aksidenton një këmbësore në Prishtinë. Foto: EO Një këmbësore është goditur nga treni. Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 16:30, në lagjen Lakrishtë. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënese e policisë për rajonin e Prishtinës. Ahmeti tha se me këtë rast këmbësorja ka pësuar lëndime të rënda trupore. “Ajo është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut”, tha Ahmeti për Klankosova.tv