Një inspektori në Kosovë i duhet t’i kontrollojë 2 mijë e 402 biznese NULL NULL nga Besart Maloku 06.04.2022 15:25 nga Besart Maloku 06.04.2022 15:25 Në kohën kur çmimet e shumë produkteve në Kosovë kanë pësuar rritje drastike, figura të larta politike, analistë e qytetarë kanë bërë kërkesë drejt Qeverisë së Kosovës që në terren t’i qesin inspektorët e tregut. Kjo kërkesë ndaj qeverisë po bëhet me qëllim që të evidentohet nëse rritja e çmimeve është reale, apo e fryrë artificialisht. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në një përgjigje për Klankosova.tv ka treguar se nën ombrellën e tyre janë 17 inspektorë të tregut, 12 prej të cilëve janë inspektorë terreni, ndërsa në të gjithë Kosovën operojnë afro 80 të tillë, 60 nga të cilët janë nën kompetencat e komunave. “Në Ministri të Tregtisë 17 persona jemi staf, ku 12 prej tyre janë inspektorë të Tregut, ndërsa 60 janë inspektorë që operojnë nën kompetencat e komunave”, thuhet në përgjigjen e MT, njofton Klankosova.tv. Ndërsa, sa i përket rekrutimeve të reja për inspektorë, nga kjo ministri kanë bërë të ditur një gjë e tillë nuk është bërë në 3-4 vitet e fundit. “Qe 3-4 katër vite s’ka pasur rekrutime të reja. E kemi bërë kërkesën për ta rrit numrin e inspektorëve, por ende s’ka diçka konkrete dhe nuk është hapë ndonjë konkurs ose diçka”, kanë bërë të ditur zyrtarë të ministrisë, njofton Klankosova.tv. 184 mijë e 974 biznese operojnë në tërë territorin e Kosovës, ka bërë të ditur për Klankosova.tv, Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë (ARBK). “Lidhur me pyetjen e parashtruar me poshtë, gjithsejtë biznese te regjistruara në ARBK aktive janë 184,974 biznese”, thuhet në përgjigjen e ARBK-së, njofton Klankosova.tv. Pra, për rreth 80 inspektorë sa operojnë në tërë vendin, 60 prej të cilëve nëpër komuna që të kontrollohen të gjitha bizneset, atëherë i bie që një inspektori t’i inspektojë 2 mijë e 402 biznese./Klankosova.tv/. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sveçla për policin që vdiq në vendin e punës: Ishte i angazhuar në luftë kundër çdo lloj kriminaliteti 10/12/2023
Kosova Tahiri (AAK): Diagnoza e politikës së jashtme të Kosovës sot është e thjesht, tre vjet asnjë njohje 10/12/2023