Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një i vdekur nga bombardimet në Belgorod, pretendon guvernatori

NULL NULL
03.06.2024 16:58
Flamuri i Rusisë dhe ai i Ukrainës.
Ilustrim: Flamuri i Rusisë dhe ai i Ukrainës.

Një rus është vrarë nga granatimet ukrainase në Belgorod, sipas guvernatorit lokal.

“Një municione shpërtheu në rrethin e Koroçës, si rezultat i të cilit një person u vra dhe tre u plagosën”, shkroi Vyacheslav Gladkov.

“Nëntë persona morën lëndime të ndryshme në dy sulme me granatime; pesë prej tyre u shtruan në spital. Një nga të plagosurit, një grua e plagosur në fshatin Voznesenovka, është në gjendje të rëndë. Ajo aktualisht është në kujdes intensiv, në ventilim artificial të mushkërive”, shtoi ai në kanalin e tij në Telegram.

Një person u plagos gjithashtu në rrethin Graivoron, tha guvernatori, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme