Një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Fushë-Kosovë NULL NULL 29.11.2025 18:56 29.11.2025 18:56 Foto ilustrim Një person është lënduar nga të shtënat me armë zjarri në rrugën “Dardania” në Fushë-Kosovë. Këtë për Klankosova.tv e ka bërë të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosoës për rajonin e Prishtinës. Ajo ka thënë se për rastin për momentin janë duke u kryer hetimet. “Rreth orës 16:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugën Dardania në Fushë Kosovë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku raportohet për një person të lënduar”. “Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti. /Klankosova.tv