Një i lënduar në një vetaksident në rrugën Prishtinë-Pejë NULL NULL 14.11.2024 17:08 14.11.2024 17:08 Foto ilustruese e aksidentit. Një vetaksident ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Koreticë të Drenasit, ku një person ka mbetur i lënduar. Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi. “Rreth orës 14:35, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Koreticë)”. “Në aksident është përfshirë vetëm një automjet. Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”, tha Krasniqi. Ai bëri me dije se me rastin është marrë Njësia e Policisë së Trafikut. /Klankosova.tv