Një guidë e Rotterdamit në kohën e Eurovisionit NULL NULL 22.05.2021 16:33 22.05.2021 16:33 Me rikthimin e Eurovizionit 2021 në një formë na u njoftua se bota po i kthehet jetës normale – përtej pandemisë COVID-19. Me anulimin e vitit të kaluar këtë vit Eurovisioni është duke u mbajtur në Rotterdam, vendin në të cilin duhej të mbahej edhe vitin e kaluar. Meqenëse shumë turistë, njëkohësisht edhe fansa të Eurovisionit kanë marrë rrugën në Rotterdam të Holandës mund të shohin edhe shumë mrekulli që ky qytet ofron, shkruan Euronews, transmeton KlanKosova.tv Qyteti i lumenjve Roterdami shtrihet në brigjet e Nieuwe Maas, dega jugore e lumit Rhine, ku bashkohet me lumin më të vogël Rotte. I njohur si qyteti më shumë lumenj ndryshe është shtëpi e vizitave të vlefshme, përfshirë Muzeun Detar. Portin e Roterdamit që është një nga më të vjetrit në Holandë dhe muzeun që eksploron të kaluarën detare të qytetit. Bashkë me lumenj në këtë qytet ka shumë ura, andaj edhe ura Erasmus ka një pamje të veçantë të ndërtuar në stilin e urave klasike ‘mijëvjeçare’ të cilat janë shfaqur nëpër qendrat e qyteteve në dy dekadat e fundit. Holanda është e famshme për petulla dhe bukë thekre ku edhe adhuruesit e ushqimit nuk mund të humbin një udhëtim në Markthal. Fillimisht të ndërtuara për hapësirë për zyre dhe përdorim banimi, shumë restorante dhe tezga janë bërë tërheqja kryesore e kësaj ndërtese unike. Roterdami është kryesisht një qytet metropolitane prej betoni kryesisht për shkak të shkatërrimit të shkaktuar gjatë luftës së dytë botërore që do të thotë se shumica e tij ishte rindërtuar dhe modernizuar. Nëse udhëtoni për në Roterdam me tren, turneu juaj duhet të fillojë sa më shpejt. Stacioni Qendror i Roterdamit është një portë mbresëlënëse për në qytet dhe në kohë normale mund të shihni deri në 110 mijë njerëz që kalojnë nëpër të çdo ditë. Miniworld Rotterdam i çon vizitorët nëpër qytetin historik dhe modern në miniaturë, me më shumë informacion rreth rretheve dhe ndërtesave gjatë rrugës. Po ashtu mund të vizitoni edhe shumë kopshte zoologjike dhe atraksione të tjera që do të ju mahnitin.