Një grua plagoset në Fushë Kosovë NULL NULL 06.08.2024 08:37 06.08.2024 08:37 Plagoset një grua në Fushë Kosovë Një grua është plagosur mëngjesin e sotëm në Bresje të Fushë Kosovës. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës. Ahmeti tha se viktima është dërguar për tretman mjekësor. Ajo tha se lidhur me rastin është arrestuar një burrë. “Ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti për Klankosova.tv