Një grua në Shtime dyshohet se është dhunuar, arrestohet i dyshuari NULL NULL 30.05.2025 09:52 30.05.2025 09:52 Një grua në Shtime dyshohet se është dhunuar. Siç bën të ditur Policia e Kosovës, i dyshuari pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv. “Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin, me 29.05.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24-orësh të policisë.