Një grua në Prishtinë kanoset përmes mesazheve nga një burrë NULL NULL 11.06.2024 10:47 11.06.2024 10:47 Foto ilustruese. Një grua në Prishtinë ka njoftuar se është kanosur përmes mesazheve nga një burrë. Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është intervistuar, përcjell Klankosova.tv. “Viktima femër kosovare ka njoftuar se është kanosur përmes mesazheve nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari, ku me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raportin e policisë.