Një gotë verë në javë rrit plleshmërinë NULL NULL 29.10.2017 12:49 29.10.2017 12:49 Gratë të cilat konsumojnë verë të kuqe një herë në javë shtojnë shanset për plleshmëri. Kjo në raport me gratë të cilat nuk e bëjnë këtë, thotë një studim i kryer në Amerikë, përcjellë Klan Kosova. Shkencëtarët në Universitetin e Uashingtonit besojnë që mund të jetë për shkak të një antioksidanti që gjendet me bollëk në verë. I njohur si reservatro, molekulë që është komponentë kryesore e rrushit të kuq, kakaos dhe boronicës dhe që mbron qelizat nga stresi biologjik, shkruan The Times. Shkencëtarët kanë gjetur se gratë që kanë konsumuar rregullisht një gotë verë në javë, pa lidhur faktorët tjetër si mosha, kanë pasur më shumë vezorë. Sidoqoftë rezultatet e studimit nuk thonë se ata që dëshirojnë të kenë fëmijë nuk nënkupton që të pijnë ccdo natë.