Një gotë e verës, shkaktar i vdekjes NULL NULL 16.06.2015 15:09 16.06.2015 15:09 Andreas Lorente kishte kërkuar një gotë verë të dielën pasdite, por ai u shërbye me një detergjent për pastrim pa ngjyrë dhe pa erë nga një shishe që ishte vënë në frigorifer nga njëri prej stafit të asaj kafeneje. Pasi që Z.Lorent kishte pirë atë ai pësoi djegie në fytin dhe stomakun e tij, por edhe pse e dërguan me urgjencë në spital në Vinaros, Spanjë, ai vdiq. Policia tani po e heton incidentin dhe ka arrestuar pronarin e kafenesë mbi dyshimin për vrasje por e kanë lëshuar atë me kusht. Ai do të dalë sot përpara gjykatës për pyetje të mëtutjeshme. Mirror ka raportuar në bazë të një burimi të afërt duke thënë: ”Çdo gjë në këtë moment është duke treguar një drejtim të një tragjedie të shkaktuar nga pakujdesia, por pa qëllim të keq”, transmeton Klan Kosova. Ky burim shtoi se Z.Loren ka pirë vetëm një gllënjkë të vogël, por fatkeqësisht vdiq.