Një gjë e rrallë po ndodh në hapësirë, Mërkuri kalon mes Tokës dhe Diellit NULL NULL 09.05.2016 16:02 09.05.2016 16:02 Planeti Mërkur, po bën një kalim direkt nëpërmes fytyrës së diellit për herë të parë në 10 vjet, dhe hijet e tija do të shfaqen në Amerikën Jugore, në Afrikë, në Europën Perëndimore dhe në Veri të Amerikës, raporton Al Jazeera, transmeton Klan Kosova. Mërkuri, që është shumë më i madh se hëna e Tokës, është shumë i vogël që të shihet pa teleskop, duke paralajmëruar se të shikuarit e diellit pa mbrojtje gjatë kohës sa Mërkuri do të shfaqet, mund t’i dëmtojë sytë. “Askush s’duhet të shikojë diellin direk në mënyrë që ta shohë Mërkurin, sepse është shumë e rrezikshme”, ka thënë Robert Massey, nga Shoqata Mbretërore e Astronomisë në Britani të Madhe. Shumë observatoriume astronomike nëpër botë, janë të fokusuara në këtë ngjarje të rrallë dhe po e përcjellin, përderisa NASA dhe Agjencia Europiane e Hapësirës, po e shfaqin direkt pamje të këtij fenomeni. Mërkuri është planeti më i afërt i Diellit dhe planeti më i vogël e më i shpejtë në sistemin solar. Do t’i duhen gjashtë orë e gjysmë për transitin.