Një fëmijë vdes nga kequshqyerja dhe dehidratimi në Gaza NULL NULL 01.06.2024 12:17 01.06.2024 12:17 Arkiv: Qindra mijëra fëmijë palestinezë përballen me urinë në Gaza. Foto: Reuters Një fëmijë palestinez 13-vjeçar ka vdekur nga kequshqyerja dhe dehidratimi, sipas agjencisë së lajmeve Wafa. Fëmija raportohet se ka vdekur në spitalin e martirëve al Aksa. Zyrtarët mjekësorë i thanë agjencisë së lajmeve se numri i të vdekurve nga kequshqyerja dhe dehidratimi është rritur në 37 persona në Gaza, transmeton Klankosova.tv. Fëmijët nën pesë vjeç janë në rrezikun më të madh të kequshqyerjes, ka thënë Save the Children. Në mars, UNICEF tha se gati një e treta e fëmijëve nën dy vjeç vuanin nga kequshqyerja akute në Gazën veriore.