Një ditë para se të hyjë në fuqi vendimi për dinarin, Vuçiq takohet me Quintin NULL NULL 31.01.2024 13:00 31.01.2024 13:00 Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Foto: Arkiv Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot do të takohet me ambasadorët e shteteve të Quintit: SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian. Siç bën të ditur zyra e tij për media, takimi është paralajmëruar për në orën 18:00. Takimi mbahet një ditë para se të hyjë në fuqi vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës, sipas të cilit transaksionet e pagesave në Kosovë do të bëhen vetëm me euro dhe ndalohet që një gjë e tillë të bëhet përmes dinarit serb, transmeton Klankosova.tv