Një 38 vjeçar vdes në QKUK, u soll në gjendje shumë të rëndë nga spitali i Pejës NULL NULL 05.03.2025 17:36 05.03.2025 17:36 Foto ilustruese. Emergjenca, QKUK. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje nga Peja. Një 38-vjeçar ka vdekur në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës. Ai ishte sjellë nga Spitali Rajonal i Pejës, për të marrë në trajtim. Klankosova.tv mëson se burri në fjalë ishte në gjendje tejet të rëndë shëndetësore. Tanimë i ndjeri kishte pasur probleme me organet e frymëmarrjes. Sipas burimeve të Klankosova.tv i njëjti si pasojë e gjendjes së rëndë shëndetësore nuk kishte reaguar ndaj asnjë terapie të ofruar nga mjekët. “Tek ne është sjellur në gjendje të rëndë shëndetësore. Ka pasur probleme me organet e frymëmarrjes, infeksion i thellë që e ka çuar në Sepsë”, i tha ky burim Klanit. “Shkaku i gjendjes së rëndë e lajmëruam edhe policinë, sepse nuk reagojë absolutisht në asnjë terapi dhe tretman të ofruar. Policia rekomandojë edhe dërgimin e trupit për obduksion, ku edhe e kemi dërguar”, theksoi ky burim. “Sipas informacioneve nga policia ky njihet edhe si përdorues i substancave narkotike, por nuk mund ta konfirmoj”, shtoi ky burim. Klankosova.tv ka pyetur edhe në polici lidhur me rastin, por deri në momentin e publikimin e lajmit nuk ka marrë përgjigje.