Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nisin hetimet ndaj Martin Berishajt, dyshohet se i çoi votat e diasporës në Ambasadë

NULL NULL
06.02.2025 17:37
Martin Berishaj
Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. Foto: Klankosova.tv

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet mbi raportimet për marrjen e votave nga kutia postare e KQZ-së në Zagreb nga ambasadori Martin Berishaj, e të cilat raportohet se i ka dërguar në ambasadë.

Thuhet se po hetohet çështja nëse raportimet në fjalë përmbushin elementet e ndonjë vepre penale.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, në vazhdën e aktiviteteve për ruajtjen dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, pas raportimeve lidhur me keqpërdorimet e mundshme të Ambasadorit M.B. rreth procedurës së transportimit të votave të qytetarëve të Republikës së Kosovës në diasporë, për çka prokurori i shtetit filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore nëse në raportimet në fjalë përmbushen elementet e ndonjë vepre penale që lidhet me procesin e zgjedhjeve, me qëllim të ruajtjes së këtij procesi”.

“Prokurori i shtetit në bashkëpunim dhe koordinim me të gjitha organet ligjzbatuese do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të parandalimit të dëmtimit të procesit zgjedhor”, u tha në deklarimin e Prokurorisë.

lajme të ngjashme