Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nis xhirimi i “Trenit”

NULL NULL
24.06.2015 12:44

Të hënën ka filluar xhirimi i filmit të shkurtër ‘Treni’ me skenar nga Selmon Beha dhe Jeton Rushiti dhe regji nga Selmon Beha.

Xhirimet e filmit të shkurtër do të zgjasin shtatë ditë.

tematikë e këtij filmi është lufta. Një djalë i ri e gjen veten të bllokuar në tren me një grup të të panjohurve. Çdo person në tren do të duhet të pajtohet me natyrën e tij të vërtetë qoftë ai hero apo batakçi.

‘Treni’ është i fokusuar në zgjedhjet e vështira morale që ne si njerëz jemi të imponuar t’i bëjmë në situata të ndryshme.

Në “Tren” luajnë: Faris Berisha, Besfort Daka, Dardan Gashi, Luan Kryeziu, Kumrije Hoxha, May-linda Kosumoviç, Alketa Sylaj, Safete Rogova, Nuhi Matoshi, Florist Bajgora, Edona Vatoci, Emal Gërdovci etj.

Ky film është prodhim i shtëpisë filmike ‘Mono’ me producent Jeton Rushiti dhe është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Filmi pritet të përfundohet gjatë muajit gusht/Klan Kosova.

lajme të ngjashme