Nis takimi i Lajçakut me Petkoviqin, Qeveria e Kosovë s’bë zë për agjendën e Bislimit NULL NULL 16.11.2023 11:11 16.11.2023 11:11 Ka nisur takimi i kryenegociatorit të Serbisë, Petar Petkoviq me emisarin special të BE-së, Miroslav Lajçak. Fillimisht, bëhet e ditur se takimet do të jenë bilaterale, ku më pas pritet të takohet edhe me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, e më pas do të ketë një takim trelateral, shkruan Euronews në gjuhën serbe, transmeton Klankosova.tv. Bëhet e ditur se në këtë takim do të diskutohet për draft-statutin e Asociacionit, energjinë dhe çështjen e të zhdukurve me forcë. Klankosova.tv ka provuar që të kontaktojë me zëdhënësit e qeverisë, Përparim Kryeziun e Klisman Kadiun, por deri në momentin e publikimit të këtij teksti, asnjëri nga ta s’kanë kthyer përgjigje për sa i përket takimit të Bislimit në Bruksel.