Nis projekti “Kosova Shtet i Xhudos” NULL NULL nga Naim Selmani 28.10.2022 15:41 nga Naim Selmani 28.10.2022 15:41 Ka filluar së zbatuari projekti “Kosova Shtet i Xhudos” bashkëpunim i Federatës së Xhudos së Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës e Sportit e i mbështetur nga Qeveria e Kosovës. Koordinatori i projektit Fatos Tabaku të premten e nisi rrugëtimin në shkollën fillore “8 marsi” në Pejë transmeton klankosova.tv. Aty më të vegjlit që ishin në numër më të madh i mësuan disa nga lëvizjet e sportit që i solli Kosovës suksesin më të madh, medaljen olimpike. Në kuadër të këtij projekti është promovimi i sportit te xhudos nëpër gjitha shkollat e Kosovës. Shumë shpejtë do të filloj implementimi i tij edhe në Prishtinë. Më pas do të kalohet në Mitrovicë, Ferizaj e Prizren dhe nëpër të gjitha qytetet. Ndryshe Tabaku bëri të ditur për klankosova.tv se së shpejti do të cakton datat për secilin qytet. Kosova Shtete i Xhudos është projekti më i madh i mbështetur nga Qeveria. Në 7 qendra të Kosovës do të ndërtohet nga një sallë vetëm për xhudo.