Nis ndeshja Kosova-Komoret NULL NULL 09.06.2025 19:02 09.06.2025 19:02 Mërgim Vojvoda gjatë një ndeshje të Kosovës Ka nisur ndeshja miqësore në mes të Kosovës dhe Komoreve. Loja po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ishin “Dardanët” ata që nisën topin nga mesi i fushës. Miqësorja ndaj Komoreve, është e dyta për skuadrën e Franco Fodas. Në të parën, Kosova fitoi ndaj Armenisë me rezultat 5:2 dhe mbetet të shihet se cili do të jetë rezultati i këtij takimi. Këto ndeshje shërbejnë si përgatitje për Kosovën për kualifikimet e Kampionatit Botëror 2026, që nisin në shtator./ Klankosova.tv.