Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nis gjyqi për njeriun e akuzuar për therjen me thikë të shkrimtarit Salman Rushdie

NULL NULL
10.02.2025 12:30

Gjyqi i njeriut që dyshohet se goditi me thikë autorin e njohur britaniko-indian Salman Rushdie disa herë në vitin 2022, duke e lënë të verbër në një sy, fillon të hënën në veri të Nju Jorkut.

Hadi Matar, një 27-vjeçar nga Nju Xhersi, po përballet me akuzat për tentativë vrasje dhe sulm. Ai është deklaruar i pafajshëm.

Sulmi, i cili u kap në video, ndodhi në Institutin historik Chautauqua në veriperëndim të Nju Jorkut, ku Rushdie do të jepte një leksion, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Gjyqi, në Mayville aty pranë, do të vendoset nga një juri, e cila do të dëgjojë disa dëshmitarë, përfshirë vetë Rushdie.

lajme të ngjashme