Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nis Forumi Ekonomik mes Turqisë dhe Kosovës

NULL NULL
03.06.2024 09:30
Forumi ekonomik
Forumi Ekonomik Turqi-Kosovë. Foto: Klan Kosova

Ka nisur Forumi Ekonomik mes shtetit të Turqisë dhe atij të Kosovës.

Vetëm disa minuta më parë u mbajt takimi bilateral mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe ministrit të Tregtisë së Turqisë, Omer Bolat, njofton Klankosova.tv.

Ndërkaq kjo ditë, shënon ditën e katërt të vizitës zyrtare të Kurtit me delegacionin kosovar në Turqi.

Po ashtu, Kurti zhvilloi takime me presidentin, Recep Tayyip Erdogan, e edhe me kryediplomatin turk, Hakan Fidan.

Ndër të tjera, ai pati takim të gjatë, edhe me diasporën shqiptare.

lajme të ngjashme