Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nipi i Adem Jasharit ftohet te U21-shat

NULL NULL
05.10.2024 13:32
Igball Jashari te FC Prishtina

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U21, Afrim Tovërlani, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për kampanjën kualifikuese për Euro 2025.

Në mesin e të ftuarve është edhe Igball Jashari, nipi i heroit Adem Jashari.

Kjo është hera e parë që mesfushori Jashari është ftuar nga Kombëtarja.

Dardanët e rinj do të luajnë dy ndeshjet e fundit të kampanjës kualifikuese për Euro 2025.

Më 11 tetor, në “Fadil Vokrri”, U21-shat do të përballen me mocanikët e tyre polakë, me fillim nga ora 19:00.

Kurse më 15 tetor, në stadiumin “Kadriorg Stadium” në Tallin, dardanët e rinj do të përballen me Estoninë.

Kosova U21 është pjesë e Grupit D në kualifikimet për Euro 2025.

Aktualisht, djemtë e Kosovës renditen në pozitën 4-të, me 12 pikë nga 8 ndeshje. Ka fituar kundër Estonisë si mysafir, dhe ndaj Izraelit në dy ndeshjet e zhvilluara. Ka barazuar me Gjermaninë si mysafir, ndërsa është mposhtur në shtëpi nga të njëjtit. Me Bullgarinë ka barazuar në dy ndeshje, ndërsa është mposhtur nga Polonia si mysafir. /Klankosova.tv

May be an image of text that says 'KOSOVA UNDER 21 CHAMPIONSHIP 2025 KOSOVA SQUAD PORTIERE MUSTAFE ABDULLAHU, LEO BESSON EGZON EGZONLEKA LEKAJ MBROJTES YLL IBRAHIMI FLORIAN HAXHA, DIAR VOKRRI, DION GALLAPENI, ARDI AJDINI, ARBNOR HASANI, AMAR GERXHALIU, REJAN THAÇI MESFUSHORE/SULMUES LULZIM PECI, ALTIN KREYZIU, REDON ISMAILI, ETNIK BRRUTI MILOTAVDYLI, MILOT VDYLI, OLTION BILALLI, ELVIR GASHIJAN,VETON TUSHA, IGBALL JASHARI, ARDIT TAHIRI, FATJON BUNJAKU PERZGJEDHES AFRIM TOVERLANI FFK-KOSOVA.COM'

lajme të ngjashme