NIN: Kreatori Novolani sjell unazën e krijuar për ”Clash of the Vampires” (VIDEO) NULL NULL 24.11.2015 22:55 24.11.2015 22:55 Në pjesën e dytë të edicionit të së martes në emisionin NIN me Alaudin Hamitin, mysafir ishte kreatori shqiptar Xhavit Novolani. I ftuar kreatori Novolani diskutoi për sukseset e tij jetësore, profesionale të cilat i ka arritur deri më sot, ndërsa temë kryesore diskutimi në këtë edicion të Ndërrimit të Natës në Klan Kosova, ishte unaza e krijuar nga vet ai e që në sajë të saj është ftuar nga shtëpia e prodhimit të serialit të famshëm ‘’Clash of the Vampires’’ për të realizuar të tilla për personazhet e filmit që do të i përdorin në seritë e reja. Unaza e cila do të udhëtojë për në SHBA, është sjellur ekskluzivisht për herë të parë në emisionin NIN, transmeton Klan Kosova. Për më shumë ndiqeni videon në vazhdim: