Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nimani: Blero në publik cilësohej si një prej fituesve potencialë – shëndeti mendor arsyeja e daljes (VIDEO)

NULL NULL
17.12.2023 19:58

Gazetari i formatit televiziv, Big Brother VIP Kosova,  Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Big Talk Kosova”, e ka komentuar daljen e Bleros nga shtëpia e “Vëllait të Madh”.

Nimani ka thënë se në publik Blero flitej “si një prej fituesve potencialë” të këtij edicioni të BBVK, por shton, se me shëndetin mendor nuk ka kompromis.

“Dalja e Bleros ka qenë e paprecedentë, duke qenë se brenda shtëpisë ka dhuruar një lojë dhe ka sa herë është folur për një fitues potencial, emri i tij ka qenë mes alternativave. Konsideroj që një veprim i tillë, sepse me shëndetin mendor nuk ka kompromis. Çfarë do t’i duhej lojës, nëse ai vet nuk do të ishte mirë me veten e tij?”, ka thënë Nimani.

Nimani ka zbuluar, se pas daljes nga BBVK, po atë natë, Bleron e kishte parë duke biseduar me video mesazh me të dashurën e tij.

“Gjendja emocionale ka qenë e vetmja arsye. Atë natë kur doli, e pash duke folur me kamerë me të dashurën e tij gjatë gjithë kohës, dhe nuk i pritej të takohej me të” , ka thënë pos tjerash Nimani.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm

Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:

  • Kosovë: Artmotion www.artmotion.net dhe Kujtesa www. kujtesa.com
  • Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut: Artmotion Aplikacioni Mobil dhe Tring Satelit
  • Evropë: Nimi Tv www.nimitv.com
  • Amerikë: TV Alb
lajme të ngjashme