Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nicolas Cage do të martohet për herë të katërt

NULL NULL
27.03.2019 13:00

E katërta e vërteta?

Mediat kanë raportuar se Nicolas Cage ka bërë kërkesë për kurorëzim në Clark County të Nevadës.

Aktori 55 vjeçar ka dorëzuar dokumentet për martesë me të dashurën e tij 36 vjeçare, Erika Koike.

Çifti ishin parë për herë të parë në muajin prill të vitit 2018 duke ngrënë drekë në një restorant në Puerto Rico derisa aktori po xhironte për filmin e tij të ri “Primal”.

Të dy më pas ishin parë edhe në muajin maj në Los Angeles.

Aktori fitues i çmimit Oscar ka qenë më herët i martuar me Patricia Arquette (1995 -2001), Lisa Marie Presley (2002-2004) dhe Alice Kim (2004-2016), me të cilën ka djalin 13 vjeçar Kal-El.

Cage ka po ashtu edhe një djalë, Weston (28), nga lidhja e tij me Christina Fulton.

 

 

 

lajme të ngjashme