Nick Jonas dhe Priyanka Chopra janë martuar NULL NULL 01.12.2018 14:49 01.12.2018 14:49 Nick Jonas dhe Priyanka Chopra e bënë zyrtare martesën e tyre të shtunën, duke i thënë po njëri tjetrit në një ceremoni para familjes dhe miqve. Çifti, të cilët u lidhën fillimisht në maj të këtij viti u martuan të shtunën në Indi vendin e lindjes të Chopra-s. “Njerëzit do të kenë nevojë për pushime pas kësaj dasme,” tha Chopra për Vogue, transmeton Klan Kosova. Jonas thuhet se e bëri pytjen e madhe në korrik në ditëlindjen e 36-të të Chopras ndërsa çifti ishte në një udhëtim në Londër, por ata nuk e konfirmuan lajmin deri në gusht, kur ata festuan fejesën e tyre me një ceremoni tradicionale Roka në Mumbai. “E ardhmja zonja Jonas. Zemra ime. Dashuria ime, “shkroi Jonas së bashku me një foto të çiftit.