Ngritet padi për Snapchat-in NULL NULL 08.07.2016 10:51 08.07.2016 10:51 Aplikacioni Snapchat fillimisht ishte shumë i thjeshtë. E keni bërë një foto dhe keni dërguar tek shoqëria juaj, foto e cila është zhdukur pas disa sekondave, shkruan BBC. Me kalimin e kohës, është shndërruar në një aplikacion për mesazhe, video e edhe lajme. Megjithatë, ditën e enjte një padi është ngritur ndaj Snapchat-it për përmbajtje eksplicite, duke u fokusuar tek pjesa “Discover”, transmeton Klan Kosova. Artikulli i revistës Cosmopolitan “Dhjetë gjëra që i mendon ai kur ju nuk arrini orgazmë”, është një nga shembujt në këtë padi, sa i përket përmbajtjes së gjërave në Snapchat të cilat nuk do të duhej të shihen nga personat minoren. Përmes kësaj padie, e cila është anonime, parashtrohet ankesa që Snapchat nuk ka restrikcione për përmbajte të tilla, dhe publikohen pa paralajmërim për moshën e duhur për t’ju qasur këtyre publikimeve.