Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ngrënia e tri racioneve me drithëra në ditë mund të ulë rrezikun e sëmundjes së zemrës

NULL NULL
25.07.2021 09:00

Sipas hulumtimit të ri të botuar në “The Journal of Nutrition”, ngrënia e drithërave ndihmon në zvogëlimin e presionit të gjakut dhe sheqerit në gjak, si dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Tre mijë e 121 persona morën pjesë në këtë studim, ku shumica i përkisnin moshës 50 vjeçare.

Studiuesit shikuan rezultatet shëndetësore të pjesëmarrësve për një mesatare prej 18 vjetësh për të përcaktuar se çfarë efekti kishin drithërat e plota dhe të rafinuara.

Ekipi zbuloi se beli i atyre që konsumonin më shumë drithëra ishte më i sheshtë dhe më i formësuar, shkruan Healthline, përcjell KlanKosova.tv

Colleen Tewksbury, zëdhënës kombëtar për Akademinë e të Ushqyerit dhe Dietetikës, tha se “Udhëzimet Dietare për Amerikanët” rekomandojnë të paktën tre porcione drithërash në ditë.

Një racion zakonisht është i barasvlershëm me një fetë të vogël buke ose një gjysmë filxhani me produkte gruri të gatuar si makarona, tërshërë ose oriz.

 

lajme të ngjashme