Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ngordh macja më e vjetër në botë

NULL NULL
07.06.2015 21:57

Macja më e vjetër në botë  e quajtur Tiffany Dy, ngordhi në moshën 27 vjeç, dy muaj dhe nëntë ditë e vjetër.

Në aspektin njerëzor  i bie rreth 125 vjeç, thanë  përfaqësues  të rekordeve botërore Guinness të cilët e konfirmuan edhe ngordhjen e maces.

Pronari i maces, Sharon Voorhees, tha për ABC News se macja ngordhi në mënyrë paqësore në gjumë, transmeton Klan Kosova.

Voorhees e bleu macen  për 10 dollarë në vitin 1988,  dhe emrin ia vuri në nder të maces së parë që kishte ngordhur më herët.

“Kam paguar vetëm 10 dollarë, dhe unë gjithmonë them se ishte investimi më i mirë kam bërë ndonjëherë,” tha Voorhees.

Guinness është aktualisht në kërkim për pasardhësin e Tiffany Dy për titullin e “maces më të vjetër që jeton.

klankosova.tv

lajme të ngjashme