Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, dyshohet se u ngufat nga ushqimi NULL NULL 20.04.2026 23:30 20.04.2026 23:30 Ka vdekur sot një 48-vjeçar nga fshati Mushtisht i Suharekës. Ai u dërgua pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, rreth orës 12:20. Sipas mjekut kujdestar, dyshohet se B.H vdiq si pasojë e bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes nga ushqimi. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe Policia. “Vdekja është konfirmuar në ora 12:20. Nga të dhënat fillestare, viktima ishte duke ngrënë në shtëpinë e tij kur i është përkeqësuar gjendja dhe ka humbur vetëdijen. Familjarët kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë dhe e kanë dërguar në QKMF. Me urdhër të prokurorit, trupi është dërguar në IML për obduksion. Rasti është në hetime”, deklaruan nga Policia.