Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ngacmoi të miturën, arrestohet burri në Gjilan

NULL NULL
23.10.2025 08:44
Ngacmim - Foto nga The Leaflet

Një burrë është arrestuar në Gjilan, nën dyshimin se përmes telefonit i kishte bërë presion një të miture.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar të mërkurën rreth orës 15:55, transmeton Klankosova.tv.

I njëjti, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, derisa rasti është iniciuar si “ngacmim”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ai i ka bërë presion përmes telefonit  viktimës femër kosovare- e mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.

lajme të ngjashme