Nga sot biletat e transportit publik në Prishtinë kushtojnë më shtrenjtë NULL NULL 01.07.2026 09:21 01.07.2026 09:21 Komuna e Prishtinë ka vendosur t’i shtrenjtojë biletat e transportit publik, vendim ky i cili do të hyjë në fuqi nga dita e sotme. Çmimi i biletës njëdrejtimëshe nga 50 sa ka qenë, tash do të jetë 80 centë, raporton Klankosova.tv Por, qytetarët mund të paguajnë më pak, vetëm 60 centë, nëse bileta paguhet përmes sistemit digjital. Ndryshimet përfshijnë biletat njëdrejtimëshe, ditore, javore, mujore, biletën për linjën e Aeroportit, si dhe biletat vjetore dhe korporative digjitale.