Nga ora 16:00 nis numërimi i votave të kandidatëve për deputet NULL NULL 11.02.2025 12:14 11.02.2025 12:14 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se e numërimi i votave të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga zgjedhjet parlamentare të kësaj fundjave, do të fillojë sot më 11 shkurt në ora 16:00. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Numërimi fillimisht do të bëhet për votat e katër komunave. “Sot në orën 16:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve planifikon të fillojë numërimin në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat: Prishtinë, Obiliq, Lipjan dhe Partesh.”, tha ai. Sipas Elezi procesi i numërimit në Qendrat tjera do të fillojë pasi të bëhen të gjitha përgatitjet e duhura teknike dhe administrative. Ndërkaq sot me fillim nga ora 16:00, në qendrën “1 tetori” KQZ-ja do të mbajë konferencë për media./ Klankosova.tv