Nga Kosova në botë: Sekreti i suksesit të M&Sillosit (VIDEO) NULL NULL 20.01.2025 15:29 20.01.2025 15:29 Blend Broqi, përfaqësues i M&Sillosit Me investime të vazhdueshme në teknologji moderne dhe përkushtim ndaj cilësisë, kompania M&Sillosit ka fituar jo vetëm tregun vendas, por edhe atë ndërkombëtar. Përfaqësuesi i saj, Blend Broqi, ndau detaje interesante në emisionin “Dita n’Klan” për këtë rrugëtim mbresëlënës, transmeton Klankosova.tv. Broqi theksoi se përkushtimi ndaj cilësisë dhe inovacionit është ajo që i dallon, ndërsa kapacitetet e mëdha të prodhimit i mundësojnë kompanisë të plotësojë kërkesat në rritje të konsumatorëve. Për të kuptuar më shumë mbi standardet dhe planet e kompanisë, ndiqni videot në vijim: