Nga Gazimestani, Vidovdani zhvendoset në Graçanicë (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 27.06.2023 22:15 nga Flamur Gajtani 27.06.2023 22:15 Ndryshe prej viteve paraprake, sivjet ceremonia e festës së Vidovdanit do të mbahet në Graqanicë. Vendi tradicional Gazimestani, u shmang si masë sigurie që të evitohen konfliktet dhe tensionet që mund të nxiteshin pas situatës së krijuar muajin e fundit në veri të Kosovës, raporton Klan Kosova. Në Manastirin e Graqaniçës, të cilin Klan Kosova e vizitoi të martën, gjithçka ishte gati që të mërkurën nga ora 7:00 e mëngjesit të nisë kremtimi. Qytetarët serbë të këtij lokaliteti, edhe pse nuk u pëlqen ndërrimi i lokacionit të festës, e respektojnë vendimin e kishës serbe që sipas tyre erdhi në kohën kur komuniteti serb po sfidohet shumë në Kosovë. E që çdo gjë të shkojë sipas planifikimeve, Policia e Kosovës ka paralajmëruar se nga ora 7:00 e së mërkurës, do të mbyllet për qarkullim magjistralja Prishtinë-Gjilan. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS klankosova.tv