New York Times për filmin “Shok”: Histori e trishtë lufte NULL NULL 29.01.2016 21:21 29.01.2016 21:21 New York Times, ka shkruar një artikull mbi filmat e shkurtë të nominuar në Oscar. Titulli i artikullit është: “Filmat e shkurtë të nominuar në Oscar, pasqyrim i një bote me dhimbje dhe qendresë”, transmeton Klan Kosova. Në këtë artikull është shkruar për të gjitha filmat e shkurtë të nominuar për natën 88-të të Oscars, e natyrisht që edhe për filmin kosovar “Shok”. Ja se si New York Times e përshkruan filmin “Shok”. “Edhe më i errët e i trishtë se filmat e tjerë është filmi “Shok” nga Jamie Dounghue, i cili flet për Kosovën e vitit 1998. Ky film përmes syve të dy fëmijëve që janë miq të ngushtë, tregon historinë e dëbimit të familjeve nga Kosova nga ushtarët serb. Serbët janë sadistë, dhe monstra arrogante të cilët do i vrisnin me shumë kënaqësi ata të cilët do qëndronin”, shkruan New York Times.