Netanyahu reagon ndaj urdhrave të GJND-së NULL NULL 26.01.2024 15:06 26.01.2024 15:06 Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë REUTERS Benjamin Netanyahu ka lavdëruar GJND-në për faktin se ka “refuzuar me të drejtë” çështjen e Afrikës së Jugut, pavarësisht se gjykata i vendosi disa kushte Izraelit. Duket se kryeministri izraelit po i referohej faktit që gjykata nuk urdhëroi ndalimin e armiqësisë, një refuzim i dukshëm i një prej kërkesave kryesore të Afrikës së Jugut. GJND-ja lëshoi disa urdhra, duke përfshirë që Izraeli duhet të ndëshkojë nxitjet publike për të kryer gjenocid dhe të mundësojë ofrimin e shërbimeve urgjente bazë dhe ndihmës humanitare në Gaza, teksa gjykata heton akuzat e Afrikës së Jugut për gjenocid. Netanyahu e quajti pretendimin për gjenocid “jo vetëm të rremë, por edhe skandaloz”. “Si çdo vend, Izraeli ka të drejtën e natyrshme për të mbrojtur veten. Përpjekja e turpshme për t’i mohuar Izraelit këtë të drejtë themelore është diskriminim flagrant kundër shtetit hebre dhe me të drejtë u refuzua”, tha ai, raporton Skynews, transmeton Klan Kosova. GjND-ja nuk urdhëron armëpushim në Gazë, i kërkon Izraelit të parandalojë vdekjet dhe dëmet