Netanyahu: Propozimi i Hamasit është larg nga përmbushja e kërkesave të Izraelit NULL NULL 06.05.2024 21:46 06.05.2024 21:46 Arkiv: Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu. Foto: Arkiv Propozimi nga Hamasi është larg përmbushjes së kërkesave të Izraelit, thotë kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu. Duke folur për njoftimin në momentet e fundit, ai tha se Izraeli do të dërgojë një delegacion për të negociuar me Hamasin. Netanyahu gjithashtu thotë se kabineti i luftës ka vendosur që Izraeli të vazhdojë operacionin e tij në Rafah, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.