Netanyahu: Propozimi i armëpushimit i pranuar nga Hamasi nuk përmbush kërkesat kryesore NULL NULL 07.05.2024 17:46 07.05.2024 17:46 Arkiv: Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu. Foto: Arkiv Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të martën se propozimi i armëpushimit i pranuar nga Hamasi nuk përmbush kërkesat thelbësore, raportoi Reuters. Komentet e Netanyahut vijnë pasi burimet diplomatike thonë se marrëveshja e miratuar nga Hamasi është e ngjashme me propozimin egjiptian për të cilin Izraeli tashmë ka rënë dakord, raportoi Haaretz të hënën. Sipas një burimi të huaj diplomatik të njohur me negociatat, skica e pranuar nga Hamasi të hënën mbrëma në thelb është e njëjtë me propozimin egjiptian të cilin Izraeli e ka miratuar tashmë. Që nga e diela, shefi i CIA-s, William Burns dhe kryeministri i Katarit, Abdulrahman bin Jassim Al Thani, kanë mbajtur disa takime, gjatë të cilave u arrit një përmbledhje bazuar në propozimin ekzistues – dhe ishte kjo që mundësoi përparimin në pranimin e marrëveshjes nga Hamas. Një tjetër diplomat i njohur nga afër me propozimin tha se “topi është tani në fushën e Netanyahut”, shkruan The Guardian, përcjell Klankosova.tv.