Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Netanyahu kundërshton kërkesën e liderit të Hamasit për t’i dhënë fund luftës për lirimin e pengjeve

NULL NULL
26.05.2024 22:43
Benjamin Netanyahu
Arkiv: Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu. Foto: Arkiv

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ka shprehur kundërshtim të fortë ndaj kërkesave të bëra nga lideri i Hamasit Yahya Sinwar, në negociatat e vazhdueshme për lirimin e pengjeve.

“Ndërsa kryeministri Netanyahu herë pas here i dha ekipit negociator një mandat të gjerë për të liruar pengjet tanë, Sinwar vazhdon të kërkojë fundin e luftës, tërheqjen e IDF-së nga Rripi i Gazës dhe lënien e Hamasit të paprekur, në mënyrë që të mund të kryejë mizoritë e 7 tetorit pa pushim”, tha zyra e kryeministrit izraelit.

“Kryeministri Netanyahu e kundërshton fuqishëm këtë. Informatat nga ekipi negociator vetëm sa forcojnë pozicionin e Hamasit, dëmtojnë familjet dhe vonojnë lirimin e pengjeve tanë”, u tha gjithashtu aty, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Komentet e Netanyahut erdhën përpara takimit të kabinetit të luftës të së dielës, i cili aktualisht është duke u zhvilluar.

lajme të ngjashme