Nesër seanca për Qeverinë, LVV-ja mbledh Kryesinë NULL NULL 25.10.2025 22:35 25.10.2025 22:35 Është mbledhur sonte Kryesia e LVV-së në selinë e saj qendrore në Prishtinë. Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja e Klan Kosova, Vesa Hoda. “Takimi ka filluar para rreth 1 ore, dhe po vazhdon. Aty është parë edhe deputeti i LVV-së, Salih Zyba. Sa qëndruam ne këtu, askush nga ministrat në detyrë nuk doli nga zyrat”, tha gazetarja Hoda. Ajo tha se Zyba ka kaluar pranë zyrave të partisë, por nuk është ndalur. /Klankosova.tv