Nesër moti i vranët, priten reshje shiu NULL NULL 03.10.2024 23:45 03.10.2024 23:45 Foto ilustruese: Mot me shi. Nesër në Kosovë, pritet të mbizotërojë mot i vranët e me shi. Kjo sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, ku thuhet gjithashtu se temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 19 gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv. “Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit mesatar deri të lartë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.