Nesër mbahet ceremonia e dhurimit të librave për më shumë se 30 biblioteka komunale NULL NULL 27.10.2024 20:12 27.10.2024 20:12 Foto arkiv: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës do të organizohet ceremonia e shpërndarjes së librit për më shumë se 30 biblioteka komunale. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se ky aktivitet do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 13:00, përcjell Klankosova.tv. Në njoftim tutje bëhet e ditur se për secilën bibliotekë do të dhurohen më shumë se 600 tituj, duke përfshirë autorë të ndryshëm. “Ky aktivitet është i përvitshëm dhe shërben për pasurimi ne fondit bibliotekar në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe më gjerë”, thuhet tutje në njoftim.