Nesër jepen dozat e dyta të vaksinave kundër COVID-19 për punëtorët shëndetësor NULL NULL 01.06.2021 14:27 01.06.2021 14:27 Nesër më datë 2 qershor në sallën “1 Tetori” do të jepen dozat e dyta të vaksinës kundër COVID-19 për punëtorët shëndetësor. Kjo u bë e ditur nëpërmjet një njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë. “Ftohen personeli i institucioneve shëndetësore, të cilët e kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 me datë 5 maj 2021, që nesër, e mërkurë, 2 qershor 2021, të paraqiten në sallën “1 Tetori” për marrjen e dozës së dytë, sipas termineve të caktuara në listën e bashkëngjitur në linkun më poshtë”. Njoftimi i plotë: Njoftim rreth vaksinimit kundër COVID-19 01.06.2021 Ftohen personeli i institucioneve shëndetësore, të cilët e kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 me datë 5 maj 2021, që nesër, e mërkurë, 2 qershor 2021, të paraqiten në sallën “1 Tetori” për marrjen e dozës së dytë, sipas termineve të caktuara në listën e bashkëngjitur në linkun më poshtë. Personat që nuk janë pjesë e kësaj liste, por që gjithashtu janë vaksinuar me dozën e parë më 5 maj, janë duke u kontaktuar përmes telefonit, që gjithashtu, të vaksinohen me dozën e dytë nesër. Luten të ftuarit që t’i respektojnë terminet sipas listës!