Nesër fillon ”Bridge Film Fest” NULL NULL 15.09.2015 19:18 15.09.2015 19:18 Me filmin ‘’Battalion’’ do të bëhet hapja e festivalit të filmit ‘’Bridge’’ në Mitrovicë. ‘’Bridge Film Fest’’ do të filloi nesër e do të zgjasë deri më 22 shtator, njofton Klan Kosova. Kështu stafi i këtij festivali nga 2654 filma artistic dhe 264 filma dokumentarë për mjedisin, zgjodhi vetëm 37 prej tyre. Hapja e këtij festivali vie me filmin e prodhuar nga kompania e madhe filmike ‘’Columbia Picture’’, nën regjinë e regjisorit të njohur rus Dmitry Meskhiev. Ndërsa në qytetin e Mitrovicës, organizimi i këtij Festivali Ndërkombëtar shënon edhe herën e parë që në mesin e urës kryesore mbi lumin Ibër, të shfaqen filma të ndryshëm njoftojnë organizatorët e këtij festivali.