Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nëntori Shqiptar festohet në Cyrih dhe Bruksel

NULL NULL
23.11.2015 12:44

Ministria e Diasporës e Kosovës në bashkëpunim me ministritë e Kulturës të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, si dhe përfaqësitë diplomatike të dy shteteve, në një projekt të përbashkët kulturor të quajtur “Ditët e Kulturës Shqiptare” organizojnë një varg aktivitete në Cyrih dhe Bruksel.

Ministria që drejtohet nga Valon Murati njofton se në Cyrih më 25 nëntor në orën 20:00, do të mbahet koncerti i mezzosopranos, Sanije Matoshi dhe pianisten, Elizabeta Musliun.

Ndërkaq, më 26 nëntor në skenë do ta vë shfaqjen e Teatrit Kombëtar “Gishti”, të regjisorit kosovar Erson Zymberi në të cilën luajnë aktoret: Irena Cahani dhe Teuta Krasniqi edhe kjo me fillim nga ora 20:00.

Nata e tretë 30 nëntori do të sjellë projeksione filmike të metrazheve të shkurta nga Prishtina dhe Tirana të cilat do të fillojnë të shfaqen nga ora 18:00.

Ftesa Bruksel

Në Belgjikë, përkatësisht në Bruksel  do të festohet me këngët etno jazz të artistes sonë të mirënjohur Elina Duni dhe Colin Vallon më 28 nëntor me fillim nga ora 20:00 në Stadasschouëburg-Keizerstraat 3, Mechelen.

Pas këtij koncerti  me datën 30 nëntor do të ketë projeksione filmash të metrazhit të shkurtër nga Kosova dhe Tirana që do të vijnë në orën 17:00, ndërsa  krejt për fund në po këtë ditë përmbyllën ditët e kulturës shqiptare me shfaqje teatrale “Sikur kjo të ishte shfaqje”.

Poashtu, bëhet e ditur se këto aktivitete do të pasurohen edhe me veshjen e simbolit të qytetit të Brukselit “Maniken Piss” në veshjet tona Kombëtare, iniciativë kjo e bashkatdhetarëve tanë nga Belgjika,bën të ditur Ministria e Diasporës, transmeton Klan Kosova.

 

lajme të ngjashme