Nënsekretari i ShBA-së për kontrollin e armëve merr pjesë në Samitin e NATO-s në Hagë NULL NULL 23.06.2025 21:19 23.06.2025 21:19 Nga 23 e deri më 25 qershor do të mbahet Samiti i Aleancës Veriatlantike në Hagë. Aty, në mesin e shumë pjesëmarrësve do të jetë edhe Nënsekretari i ShBA-së për kontrollin e armëve dhe sigurinë ndërkombëtare Brent T. Christensen. Christensen do të marrë pjesë në Forumin e Industrisë së Mbrojtjes të Samitit të NATO-s (NSDIF). Zyrtari i lartë amerikan, do të marrë pjesë në seancat plenare të fokusuara në forcimin e industrisë së NATO-s dhe bashkëpunimit translantik. Ai gjithashtu do të takohet me përfaqësues të industrisë së mbrojtjes amerikane, evropiane dhe Indo-Paqësorit, dhe do të marrë pjesë në një ngjarje të sponsorizuar nga Dhoma e Tregtisë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton Klankosova.tv. Ndërkaq, ai në Hagë do të takohet gjithashtu me zyrtarë të qeverisë holandeze nga Ministritë e Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes për të diskutuar çështje dypalëshe dhe shumëpalëshe të sigurisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Neglizhenca e punimeve në Tokbashqe, qytetari ankohet për vështirësi në vendkalim (FOTO) 24/06/2025