Nënës së Navalnyt i jepet ultimatum tre-orësh për funeralin sekret NULL NULL 23.02.2024 19:17 23.02.2024 19:17 Alexei Navalny Nënës së Alexei Navalnyt i është thënë të pranojë një varrim “të fshehtë” të kritikut të Putinit brenda tre orësh, thotë zëdhënësja e Navalnyt, raporton BBC, transmeton Klan Kosova. Ndryshe, asaj i thanë se ai do të varrosej në koloninë penale të Rrethit Arktik ku edhe vdiq një javë më parë. Nëna e Navalnyt ka deklaruar se është detyruar të nënshkruajë një certifikatë vdekjeje ku thuhej se ai vdiq për shkaqe natyrore. Por e veja e Navalnyt, Yulia, u shpreh se ai u vra me urdhër të presidentit rus Vladimir Putin. Kremlini i ka mohuar akuzat, duke e quajtur “histerik” reagimin perëndimor ndaj vdekjes. Alexei Navalny vdiq më 16 shkurt. Zyrtarët e burgut thanë se ai u sëmurë pas një “shëtitjeje”. Ekipi i Navalny u ka ofruar oficerëve të sigurisë 20,000 euro si shpërblim dhe ndihmë për t’u larguar nga Rusia në këmbim të informacionit për vdekjen e liderit të opozitës ruse në burg. Zëdhënësja e Navalnyt tha se nëna e liderit të opozitës, Lyudmila, kishte refuzuar të negociojë me autoritetet pasi ato “nuk janë të autorizuar të vendosin se si dhe ku duhet të varroset djali i saj”. Ajo kërkon respektim të ligjit, sipas të cilit hetuesit janë të detyruar të dorëzojnë trupin brenda dy ditëve nga përcaktimi i shkakut të vdekjes”, tha Kira Yarmysh. E këto dy ditë do të skadojnë të shtunën.