Nëna vrau vajzën tre vjeçare NULL NULL 05.08.2015 13:45 05.08.2015 13:45 Një vajzë e vogël, të hënën ishte gjetur e vdekur jashtë shtëpisë së saj në Alabama. Sipas personelit mjekësor, Jettie Ray Adams, vdiq si rezultat i lëndimeve të rënda, transmeton Klan Kosova. Vdekja e tre vjeçares menjëherë është konsideruar si vrasje, dhe për këtë rast është arrestuar nëna e saj, Misty Lynn Wright bashkë me të dashurin Johnathon Wayne Talley. 23 vjeçarja Wright dhe 39 vjeçari Talley, e kishin telefonuar policinë të hënën, duke u shprehur se e kanë gjetë pa ndjenja Jettie në një dyshek në verandë. Ajo është dërguar menjëherë për në spitalin e fëmijëve, ku nuk arriti të shpëtonte. Mjekët konstatuan, se vdekja e saj erdhi si pasojë e goditjeve në bark, gjoks dhe në kokën e vogëlushes. Çifti që u arrestuan, ishin të njohur për autoritetet, pasi që burri njihej për disa shkelje trafiku, kurse gruaja ishte arrestuar disa herë për keqpërdorim me substanca narkotike. Hetuesit po e cilësojnë vrasjen e tre vjeçares si një prej vrasjeve më të rënda që kanë hetuar. “Nuk mund te kuptojë se si dikush është i aftë që të abuzojë me një qenie kaq të ndjeshme, e aq më pak për ta vrarë një fëmijë”, është shprehur një prej hetuesve.